Prenkaj: Duhet president konsnesual mundësisht i propozuar nga opozita

Prishtinë | 12 Shk 2026 | 13:28 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i karrierës, Albert Prenkaj, tha se pas konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re, partitë politike duhet të fokusohen në gjetjen e konsensusit edhe për zgjedhjen e presidentit të ri.

Prenkaj pret nga LVV-ja që, përmes kompromisit, të pajtohet që propozimi për president të vijë nga opozita. Ai shtoi se Qeverinë e re e presin sfida në politikën e jashtme, përfshirë edhe dialogun me Serbinë.

“Siç u formua në mënyrë tejet urgjente Kuvendi dhe Qeveria, kërkohet që shumë shpejt të zgjidhet edhe presidenti, pa asnjë vonesë dhe pa shpotitje që mund të çojnë në zgjedhje të reja. Kosova duhet ta ketë një president konsensual. Kjo Qeveri duhet të jetë dorëlirë dhe të mundësojë zgjedhjen e një presidenti konsensual, mundësisht të propozuar nga opozita.”, tha Prenkaj. /rtv21

Të ngjashme