Presidenti i Francës, Manuel Makron, është duke shfaqur shenja përmirësimi pas infektimit me koronavirus më 17 dhjetor.
Lajmin për përmirësimin e shëndetit të kreut të shtetit francez e bëri të ditur të mërkurën zyra e tij, shkruan Reuters.
Presidenti francez është duke qëndruar në vetizolim në Versajë dhe po i përmbush detyrat dhe përgjegjësitë zyrtare nga largësia.
Ai ka thënë se do të vazhdojë të merret me çështjet kryesore, siç janë pandemia dhe marrëveshja me Britaninë për Brexit-in, ndonëse do të punojë me ritëm më të ngadaltë.