Zyra e Presidencës së Kosovës ende nuk ka pranuar zyrtarisht asnjë propozim për tërheqje ambasadorësh, çështje për të cilën disa orë më parë njoftoi Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca.
Nga Zyra për media e Presidencës thonë për EO se nëse vijnë këto propozime do të shqyrtohen.
”Nëse këto propozime vijnë zyrtarisht nga ana e Qeverisë, presidenti gjithsesi që i shqyrton”.
Pavarësisht kësaj emërimi dhe shkarkimi i ambasadorëve është drejtë ekskluzive kushtetuese e Presidentit të Republikës së Kosovës.
Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka marrë vendim për rikthimin e disa ambasadorëve siç ka thënë ai politik. Në mesin e tyre është edhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Citaku