Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk do ta takojë të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovë dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, për shkak të mospërputhjes së agjendës së përcaktuar nga e para e shtetit, raporton Ekonomia Online.
Këtë e ka bërë të ditur për Ekonomia Online, këshilltari i Osmanit, Bekim Kupina.
“Presidentja Osmani nuk ka takim me z.Lajçak, shkaku i mospërputhjes me agjendën e paracaktuar të Presidentes”, ka thënë Kupina.