Presidenca ka reaguar pas lajmit se Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për të hequr rrethojat e hekurta të vendosura te objekti i qeverisë.
Këshilltari i presidentit, Adil Behramaj ka shkruar në Facebook se ky veprim i Albin Kurtit është bërë si shkak i pakënaqësisë së tij me politikën amerikane.
Ai thotë se me këtë veprim, Kurti ia ka hapur shtegun militantëve të Vetëvendosjes.
“Kurti në shenjë pakënaqësie ndaj politikës amerikane, me heqjen e rrethojave të Qeverisë e paska kënaqur egon e tij dhe ua paska hapur shtegun militantëve të tij. Egon e tij duke i hequr shumicën e flamujve amerikanë nga rrethojat. Kurse, hapjen e shtegut për militantët e tij, për t’iu krijuar qasje që ta djegin Qeverinë e udhëhequr nga një kryeministër i ri”, ka shkruar ai.