Presidenca serbe thotë se ShBA e mbështet Ballkanin e Hapur

Prishtinë | 18 Pri 2022 | 17:25 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur sot në takim, ambasadorin e ShBA-ve në Beograd, Christopher Hill, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin dypalësh, çështjet globale, situatën në rajon dhe idenë “Ballkani i Hapur”.

Ambasadori Hill siç potencon zyra e presidencës serbe, ka theksuar se e njeh mirë Ballkanin Perëndimor, se ka potencial të madh për zhvillimin ekonomik të rajonit, duke theksuar nevojën për të punuar për promovimin dhe tërheqjen më të mirë të investitorëve amerikanë, përfshirë edhe nismën “Ballkani i Hapur”.

Tutje thuhet se të dy bashkëbiseduesit kanë theksuar se kusht për përparimin si të Serbisë ashtu edhe të gjithë rajonit është ruajtja e paqes dhe stabilitetit dhe se në këtë kuptim mbështetja e Shteteve të Bashkuara është e një rëndësie të jashtëzakonshme, përcjell klankosova.tv.

Po ashtu është potencuar se presidenti Vuçiq ka shprehur shpresën se gjatë mandatit të ambasadorit Hill do të përmirësohen edhe më tej marrëdhëniet tashmë të mira ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Të ngjashme