Presidenti austriak, Alexander Van der Bellen ka kundërshtuar përshtypjen, gjatë përkujtimit të 100-vjetorit të themelimit të Republikës së Austrisë, se tendencat e fuqishme për një aneksim të Austrisë nga Gjermania, që ekzistonin në vitin 1918, vazhdojnë të jenë të fshehta.
“Jo, kjo nuk është një tabu për mua”, tha Van der Bellen gjatë ditës përkujtimore në Paris të Luftës së Parë Botërore.
“Në atë kohë, shumica e popullsisë ishte për aneksimin nga Gjermania dhe është e kuptueshme, meqenëse askush nuk besonte se kjo copë e vogël që ishte Austria, që nuk quhej kot Austria gjermane, do të arrinte të mbijetonte ekonomikisht apo në aspekte të tjera”, thotë Van der Bellen duke kujtuar shpërbërjen e perandorisë Habsburge, në nëntor 1918.
“Kjo zgjati deri në vitin 1945, deri sa ndryshoi qartësisht dhe përfundimisht”, tha ai.
“Të gjithë e dinë se si përfundoi historia e Republikës së Parë dhe se gjatë viteve dyshimet mbetën të fuqishme nëse kjo gjë është e mundshme”, tha Van der Bellen, përcjell Atsh.
“Nuk është e rastit që Karl Renner, që fillimisht ishte kancelari i Republikës së Parë në 1918 dhe kancelari i Republikës së Dytë në 1945, ishte për ‘Anschluss’ në 1938. Kjo tregon se sa i dobët ishte vetëbesimi në Republikën e Parë”, theksoi ai.