Presidenti bullgar: S’mund ta lëmë Kosovën në plan të dytë, shprehim keqardhje për Banjskën – marrëveshjet të zbatohen

Prishtinë | 22 Dhj 2023 | 11:58 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, tha se marrëdhëniet ndërmjet Kosovë e shtetit të tij janë në niveli e duhur, raporton Ekonomia Online. Ai pas takimit me homologen kosovare, presidenten Vjosa Osmani, shtoi se ka ende nevojë që shkëmbimet tregtare të rriten.

Përkrahja për Kosovën ai garantoi se do të vazhdojë, duke shtuar se do të këmbëngulin që sukseset e kosovarëve të merren parasysh. Madje tha se nuk  mund ta lënë në plan të dytë Kosovën.

“Vizita ime zyrtare është vetëm pas një viti pas vizitës që kishim me presidenten Osmani në Sofje. Së pari duhet të shpreh kënaqësinë për bisedime e tërësishme dhe vlerësimin tonë për nivelin e dialogut për vendet tona”.

“Ne shqyrtuam mundësinë e marrëdhënieve tona me gjithë tendence për shkëmbimin e mallrave mes vendeve tona dhe mendoj se ka më shumë hapësirë edhe më shumë. Ne ndajmë bindjen se bashkëpunimi është kyç për thellimin e marrëdhënieve mes shteteve tona”.

“Në shtator besojmë se do të kemi një Dhomë të Posaçme për tregtinë mes të dyjave vendeve dhe t’i shkëmbejmë prodhimet tona, të dalim edhe së bashku ne tregun e tretë. Bullgaria është ndër vendet e para që e njohu Pavarësinë e Kosovës”.

“Bullgaria do të vazhdojë ta jap ndihmën për anëtarësim në KE dhe dua të them se japim përkrahjen për anëtarësim të rajonit në BE. Bullgaria do të ngul këmbë që sukseset tuaja të merren parasysh dhe nuk mundemi që ta lëmë Kosovën në plan të dytë nëse duam ta integrojmë vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Radev, ka shprehur keqardhje për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, duke kërkuar zbatim të të gjitha marrëveshjeve dhe arritjen e një ujdie të pranueshme për të dyja palët, raporton EO.

“Të mos harrojmë se Serbia është në proces me BE për anëtarësim. Sa i përket Bullgarisë ne vazhdojmë të ngulim këmbë për dialog dhe paralelisht zbatim të të gjitha marrëveshje të arritura. Ne kategorikisht përjashtojmë dhunën dhe sulmet e armatosura. Pranoni keqardhjen për faktin se një polic e humbi jetën në Banjskë dhe ngulim këmbë që BE për gjetjen e një marrëveshje të pranueshme për të dyja palët”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme