Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, e ka dekretuar Enver Pecin kryetar të Gjykatës Supreme, pas propozimit nga Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK).
Enver Peci u zgjodh me shumicë të votave të anëtarëve të KGjK-së, në mbledhjen e datës 9 gusht 2017.
Mandati i kryetarit të Gjykatës Supreme është 7-vjeçar.