Presidenti i Filipineve kritikohet pasi puthi një grua gjatë fjalimit

Prishtinë | 04 Qer 2018 | 11:48 | Nga

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, është kritikuar pasi ka puthur në buzë një grua teksa po mbante një fjalim, transmeton Klan Kosova.

Duterte po mbante një fjalim në Korenë e Jugut, kur e thirri gruan në skenë dhe e bindi që ta puthte.

Ky veprim u përshkrua si “ilustrimi i neveritshëm i një presidenti të keq” nga grupi i të drejtave të Filipinës “Gabriela”.

Nuk është hera e parë që Duterte është akuzuar për sjellje të papërshtatshme ndaj grave.

Të ngjashme