Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është deklaruar lidhur me mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovës.
Sipas Thaçit, mbarëvajtja e zgjedhjeve të sotme ishte një sukses I radhës në forcimin e demokracisë dhe shtetit tonë, transmeton Indeksonline.
Thaçi ka përgëzuar qytetarët që treguan kulturë të lartë demokratike.
Ky është postimi i plotë:
Mbarëvajtja e zgjedhjeve të sotme ishte një sukses i radhës në forcimin e demokracisë dhe shtetit tonë.
Përgëzoj të gjithë qytetarët e Kosovës që treguan kulturë të lartë demokratike, organizatorët, partitë politike, monitoruesit dhe mediet që ishin të palodhshëm për të siguruar një proces zgjedhor që përmbush të gjitha standartët evropiane.