Me rënien e popullaritetit të tij, tashmë Macron duhet të përballet edhe me një tjetër problem, koston e shpenzuar për makeup në vetëm 3 muaj.
Në tre muaj e parë të presidencës së tij, Emmanuel Macron ka shpenzuar 26 mijë Euro për makeup.
Të dhënat janë publikuar nga shtypi francez.
Megjithatë nuk është saktësuar nëse kjo shumë parash është shpenzuar vetëm Presidentin Macron apo është përfshirë edhe Zonja e Parë e Francës.
Ndërkohë, Pallati Presidencial Elysee ka pranuar koston e shpenzuar duke thënë se ishte pjesë e një marrëveshje për makeup që përdorin edhe artistët.
Marrëveshja përfshinte edhe shërbime gjatë fushatës zgjedhore të presidentit, deklaroi presidenca franceze.