Presidenti i Juventus, Andrea Agnelli, ka kërkuar më shumë transparencë nga UEFA.
Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA, tash e sa kohë kryen investigime rreth Fair Play Financiar.
Megjithatë, shefi i Juventus beson UEFA nuk është aq sa duhet transparente rreth këtyre hetimeve dhe vendimeve.
“Kur mendoni për ‘shëndetin’ e klubit, duhet konsideruar aspekti ekonomik. Futbolli po evoluon. Rregullat janë të rëndësishme, por edhe raportet ndërmjet rregullave të thyera dhe sanksioneve” ka thënë Agnelli, duke bërë thirrje për më shumë transparencë.
Kritikat më të mëdha drejt UEFA dhe dyshimet më të mëdha janë adresuar lidhur me skuadrën e Manchester City, e cila ka shpenzuar jashtëzakonisht shumë por asnjëherë nuk është dënuar.