Presidenti i Fiorentinës, Rocco Commisso, sulmoi ashpër serbin Dusan Vlahoviq dhe agjentët e tij pas kalimit të lojtarit te Juventusi.
Sulmuesi refuzoi një ofertë të re për kontratë në verë dhe situata u përkeqësua derisa ai në fund mori lëvizjen e tij të ëndrrave në Juventus për 75 milion euro plus bonuse, përcjell FrontOnline.
Kjo përfshinte refuzimin e ofertave më fitimprurëse nga Arsenali, Tottenahm Hotspur, Manchester City dhe Atletico Madrid që ishin gjithashtu të interesuara.
Presidenti i Fiorentinës, Cammisso e akuzoi rëndë futbollistin serb, Vlahoviq duke e quajtur si i “pandershëm” dhe “gënjeshtar”.
“Isha shumë i zhgënjyer dhe Vlahoviq as që më tha lamtumirë. Ai ishte i pandershëm dhe gënjeshtar. Fiorentina negocioi me klubet angleze, por me çdo propozim që vinte, ai dhe biznesmeni refuzonin. Plani i tyre ishte i njëjtë me atë të Mbappe-s me PSG-në: largimi me kosto zero në fund të sezonit për të fituar shumë para me çmimet e nënshkrimit. Ai donte të shkatërronte Fiorentinën dhe drejtuesit e tij donin të pasuroheshin në kurrizin tonë”, tha Commisso me telefon në një videoklip të publikuar në faqen e internetit të Fiorentinës.