Presidenti i Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian shpreh mbështetje për BSPK-në

Prishtinë | 24 Tet 2024 | 17:30 | Nga Ekonomia Online

Sot, gjatë Forumit të Nivelit të Lartë për Zgjerimin e BE-së që u mbajt në Bruksel, liderët dhe aktorët nga e gjithë Evropa u mblodhën për të diskutuar të ardhmen e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Forumi theksoi rolin e rëndësisë së veçantë të shoqërisë civile në sigurimin e suksesit të përpjekjeve për zgjerimin e BE-së.

Në një takim të rëndësishëm kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli i cili po merr pjesë në forum, zhvilloi bisedime presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian Oliver Ropke.

Gjatë këtij takimi, Ropke shprehu mbështetjen e tij të fuqishme për BSPK-në, veçanërisht në lidhje me forcimin e Dialogut Social në Kosovë.

“Ai theksoi se avancimi i dialogut social duhet të jetë një përparësi e rëndësisë së veçantë dhe një detyrim për Qeverinë e Kosovës në rrugëtimin e saj drejt integrimit evropian. Mbështetja e z. Ropke përbën një moment të rëndësishëm në avokimin për të drejtat e punëtorëve dhe promovimin e proceseve gjithëpërfshirëse të politikëbërjes në Kosovë”, thuhet në komunikatën për media, transmeton Klankosova.tv.

Për më tepër, kryetari i BSPK-së zhvilloi gjithashtu bisedime me Biljana Spasovska, e cila po mbështet zëshëm anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

“Spasovska ripërtëriri mbështetjen e saj të fuqishme për rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE, duke njohur përpjekjet e organizatave të shoqërisë civile, e sidomos të BSPK-së, për promovimin e vlerave demokratike dhe sundimin e ligjit”.

Diskutimet në forum dhe takimet e zhvilluara sinjalizojnë një angazhim të ripërtërirë për aspiratat evropiane të Kosovës dhe nënvizojnë rolin thelbësor të dialogut social dhe shoqërisë civile në arritjen e këtyre qëllimeve.

Të ngjashme