Presidenti i Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar, Andrew Parsons, në një konferencë për medie në Prishtinë, është shprehur i lumtur që Kosova vetëm pak muaj pas pranimit në shtëpinë botërore të paralimpizmit, do të jetë pjesëmarrëse në Lojërat Paralimpike Botërore “Paris 2024”, që do të mbahen në shtator të këtij viti.
Parsons, i cili po qëndron në një një vizitë në Kosovë, ka mbajtur një konferencë për media së bashku me presidenten e Komitetit Paralimpik të Kosovës, Njomza Emini, raporton Ekonomia Online.
Parsons është pritur në takime nga presidentja Vjosa, Osmani, kryeministri Albin Kurti, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e zyrtarë të tjerë. Me këtë rast janë trajtuat mundësitë për zgjerimin e përfshirjes në aktivitete sportive për personat me nevoja të veçanta në Kosovë dhe krijimin e kushteve sa më të përshtatshme për qasjen e tyre.
Njomza Emini tha se vizita e presidentit Parsons është dëshmi e pranimit ndërkombëtarisht të këtij Komiteti. Nga takimet me krerët institucionalë, Emini tha se kanë kërkuar mbështetje.
“Një lëvizje e re, por tashmë e dëshmuar. Muaj më parë njoftuam anëtarësimin tonë në Komitetin Paralimpik Kombëtar dhe atë Evropian dhe sot e kam kënaqësinë dhe privilegjin e veçantë të kemi të pranishëm presidentin Parsons”.
“Vetë vizita e tij në Kosovë pak muaj pas anëtarësimit në këtë komitet është dëshmi shtesë që komiteti ynë po pranohet ndërkombëtarisht, gjithherë të vetmin synim, promovimin e gjithë përfshirjes dhe paralimpizmit të vendit tonë”, u shpreh Emini.
“Vizita e presidentit Parsons është sinjal i qartë i mbështetjes, reflektimit për punën dhe përkushtimin e komitetit tonë por edhe mesazh për këdo në botë që ne jemi të barabartë dhe meritojmë trajtim të tillë. Jemi zakonisht të lumtur që presidenti Parsons ka zgjedhur të na vizitojë. Kemi takuar krerët institucionalë ku kemi ngritur zërin rreth bashkëpunimit dhe krijimit të kushteve më të mira dhe mbështetje më të madhe për paraatletët tanë”, tha ajo.
Presidenti i Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar, Andrew Parsons, foli për vizitën tek krerët institucionalë të Kosovës, të cilët i falënderoi për mikpritjen. Tha se është i lumtur që në lojërat paralimpike do të marrë pjesë edhe Kosova.
“Themeluesi i Komitetit Paralimpik, Thomas Bach, i cili ka qenë person me aftësi të kufizuara ka thënë se çdo kush në botë do të paguaj taksën një ditë ose tjetrën qe do të thotë se do të jeni anëtarë aktivë. Kjo është arsyeja që ne çka dëshirojmë të arrijmë dhe ne e bëjmë këtë përmes sportit. Ka qenë vizitë mjaft interesante, jam takuar me nivele të ndryshme qeveritare, kryeministrin, presidenten dhe kjo është absolutisht thelbësore se si ne nga pozita mund të mbështesim rritjen e Komitet Paralimipik. Është bërë gjashtë muaj prej që Kosova është anëtare e plotë me të gjitha të drejtat dhe ne e shohim si një anëtare të familjes sonë”, tha ai.
“Në Lojërat paralimpike në Tokio kemi pasur 4.1 miliard shikues për më shumë se 156 transmetime televizive. Është një ngjarje globale me një ndikim global dhe mjaft i lumtur që edhe Kosova do të jetë në Pareis dhe jam shume i emocionuar që flamuri i Kosovës do të jetë atje dhe do të jetë nder për neve, është rëndësishme që shteti juaj do të jetë atje”.
Kryetari i Federatës së Paranotit, Anton Ndrecaj, falënderoi Eminin për mbështetjen që u jep sportistëve.
“Mesazhet e tij ishin mjaftë të qarta dhe kjo nuk është arritur pa mbështetjen e kryetares Emini. Gjithashtu, roli i medieve është i rëndësishëm jo vetëm për informimin e publikut mirëpo edhe targetimin e atyre atleteve qe janë diku në çdo cep të Kosovës që duhen të jenë pjesë e Komitetit Paralimpik”, u shpreh Ndrecaj.