Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, në një konferencë të përbashkët me presidenten Vjosa Osmani tha se numri i të vaksinuarve në Kosovë është shumë më i lartë se në shtetin e tij, raporton Ekonomia Online.
Madje ai po shprehur i habitur me numrin e lartë të të vaksinuarve, duke shtuar se kjo tregon se qytetarët e Kosovës janë të përgjegjshëm.
“Unë nuk e kisha të qartë numrin e të vaksinuarve në Kosovë dhe e mora informatën se numri i vaksinimeve në Kosovë është shumë më i lartë sesa në Kroaci. Fillimisht mendova që e kam dëgjuar informatën gabimisht, por jo. Niveli i të vaksinuarve është shumë më i lartë se në Kroaci dhe i kemi indikatorët që na tregojnë. Është më mirë se në Kroaci”.
“Dikush këtë e shikon në këndvështrime të ndryshme, dikush e sheh vaksinimin si shenjë apokalipsi, por jo. Në Kosovë kjo tregon se qytetarët janë të përgjegjshëm. Kanë përgjegjësi dhe i keni disa virtyte që në Evropë nuk ekzistojnë, por ekzistojnë në Kosovë”.
Ai foli edhe për anulimin e vizitës në Bosnje për arsye sigurie, kurse në Kosovë tha se ndihet shkëlqyeshëm dhe i sigurt, raporton EO.
“Në Kosovë ndihem i sigurt, unë akoma jam rritur dhe jetoj në qytete të siguritë si Zagrebi. Zagrebi është si qytet shumë i sigurt dhe ndihem bukur shkëlqyeshëm”.
“Në Bosnje e Hercegovinë, në rajonin Llazhne se kam vizituar për arsyen e sigurisë ndoshta s’është bërë fjalë për sigurinë personale, por edhe të organizatës është një sërë gjërash por nëse do të bëhej fjalë për Mostarin por marrë parasysh përbërjen etnike të kësaj pjese në Bosnje vendosa të mos marr pjesë”.
“Do të bashkëpunojmë si miq të mirë njashtu si bashkëpunojmë me miqtë tjerë, do të dëshiroja që bashkëpunimi të ndodhte edhe me Serbinë por ajo gjithmonë luan një lojë jo të sinqertë”.