Presidenti i “Rockefeller Brothers Fund”: Mospajtimet politike në Ballkan po e pengojnë zhvillimin

Prishtinë | 20 Sht 2023 | 16:07 | Nga Hana Lohaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të KPDS-së, të mërkurën është mbajtur Paneli III “Horizontet Bashkëpunuese: Dialogu për bashkëpunim rajonal në Ballkanin Perëndimor”, përcjell Ekonomia Online.

Në këtë panel u fol për bashkëpunimin rajonal në rajonin e Ballkanit Perëndimor, cka duhet bërë, dhe si do ndihmojë në këtë aspekt ndërlidhja e organizatave joqeveritare, shoqërisë civile dhe e qeverisë për të parë progres në këtë fenomen, pra në atë të ndërveprimit rajonal në regjion.

Fjalën e hapjes, përmes video-lidhjes, e mbajti Stephen Heintz, president dhe CEO i “Rockefeller Brothers Fund”.

Ai tha se bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor është shumë i rëndësishëm duke shtuar se mospajtimet politike e pengojnë zhvillimin. Madje tha se në këtë pjesë mungon vullneti politik.

Sipas tij, roli i shoqërisë civile duhet të merret për bazë në të gjitha proceset e sidomos ato rajonale.

“Ky rajon duhet të bashkëpunojë që ky rajon ta arrijë potencialin e vetë të plotë. Bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor nuk është asgjë e re, por rajoni duhet të ndërtojë iniciativa të reja. Procesi i Berlinit e të tjera janë vetëm disa shembuj të këtij bashkëpunimi”.

“OJQ-të dhe qytetarët aktivë luajnë rol tepër të madh për të siguruar që zëri i qytetarëve po dëgjohet. Shoqëria civile dhe qeveria duhet të bashkëpunojnë me njëra tjetrën. Marrëveshja e Parisit është një shembull se si tre akterët: sektori privat, shoqëria civile, dhe qeverisja janë zotuar drejt një synimi të përbashkët. Mungesa e vullnetit politik është diçka që shoh në Ballkanin Perëndimor”.

“E dimë që mospajtimet politike mund dhe do të pengojnë progresin, por është shumë e rëndësishme që ne të vazhdojmë të punojmë, ne, shoqëria civile duhet patjetër të jemi ambiciozë, nuk mund të ndalemi”, tha Stephen Heintz.

Marigona Shabiu nga udhëheqëse e Youth Initiative for Human Rights në Kosovë, tha se sheh rritje të nacionalizmit tek gjeneratat e reja, ndonëse janë gjenerata të lindura pas përfundimit të luftës. Ajo tha se duhen adresuar e përmendur edhe grupet shoqërore të cilat jo gjithëmonë janë të përfshira në shoqërinë tonë, duke përmendur gratë dhe jo vetëm. Ajo përmendi edhe mos pasjen e së drejtës për lëvizje të lirë, pra mungesën e vizave duke shpresuar që të ndodhë më në fund në janar.

“Kemi rritje të nacionalizmit tek gjeneratat e reja, vecanërisht në gjeneratat së post-periudhës së luftës. Propaganda ka polarizuar dhe sistemi i arsimit, librat shkollorë që u mësojnë fëmijëve narrativa të njëanëshme të cilat mbështesin këto narrativa. Roli i të rinjëve është tejet i rëndësishëm. Shpresoj që të ketë një ndryshim, por ne duhet të pyesim veten nëse janë apo jo këto gjenerata të pajisura me cfarë duhet. Ne jemi duke u munduar që në mënyrë konstate të promovojmë bashkëpunimin. Do ishte mirë që Kroacia të na tregonte që ndonëse hyn në BE, përpjekja për përmisim është dicka që duhet vazhduar. Sigurisht, bashkëpunimi regjional është shumë i rëndësishëm, dhe se si të rinj, si gra, një grup në shoqërinë tonë shpesh i neglizhuar, jo pjesë e tavolinës së dialogut, dhe shumë grupe të tjera shoqërore që lihen anash. Mos pasja e lirisë së lëvizjes duhet adresuar, ne akoma nuk i kemi vizat, dhe ka akoma ankth në do realizohet apo jo në janar. Bashkëpunim më i mirë midis shoqërisë civile, dhe ekspozimi i njerëzve me njëri-tjetrin është tejet i rëndësishëm për të bërë iniciativa dhe bashkëpunime të tjera”

Stefan RistovskI, hulumtues në European Research Institute tha se rolin e shoqërisë civile e sheh edhe si promotor të benefiteve të bashkëpunimit.

“Rolin e shoqërisë civile e shoh në projekte të tjera për të implementuar dhe për të promovuar benefitet e kësaj”, tha Stefan RistovskI, hulumtues në European Research Institute.

Andi Dobrushi, drejtor për Ballkanin Perëndimor në “Open Society Foundations” tha se duhen ofruar rekomandime e propozime rreth bashkëpunimit rajonal dhe se integrimi nuk është vetëm politik por edhe ekonomik.

“Progresi ekonomik dhe integrimi i përgjithshëm a është a arritur edhe pas 20 vitesh? Fatkeqësisht bashkëpunimi rajonal varet nga shumë cështje, ai bilateral është njëri prej tyre. Integrimi duhet të jetë ekonomik dhe politik.  Konvergjencat po rriten, cdo ditë dhe cdo vit e më shumë. Duhet definuar dhe ridefinuar standardet këtu. Historia tregon se më disa gjëra shumë të thjeshta mund të arrihet momentumi dhe momentumi është fjala e ditës këto ditë. Edhe procesi i Berlinit erdhi si pjesë e nevojës për një bashkëpunim të tillë. Ne të shoqërisë civile e shohim njëri tjetrin në panele, udhëtojmë bashkë për në panele, por është e rëndësishme që të vijmë me propozime. Të shohim përtej divergjencave që i kemi”, tha Dobrushi.

Sofija Todorović nga “Youth Initiative for Human Rights” në Serbi, tha se gratë edhe në kushte shumë më të vështira kanë gjetur mënyra për të komunikuar dhe se shumë rajone të tjera kanë pasur histori e ngjarje të ngjashme, prej të cilave Todorević thotë se është dashur të mësohet.

“Shumë rajone kanë kaluar gjëra të ngjashme, dhe në një mënyrë akoma nuk mësojmë prej tyre. Ka kaq shumë histori të mira të atyre gjërave që funksionojnë dhe nuk funksionojnë. Mendoj se ne kemi qenë ata që nuk janë dorëzuar kurrë. Ne gratë kemi histori këtu, edhe kur janë bombarduar ato që kanë qenë më të margjinalizuarat, gratë, gjetën mënyra për të komunikuar. Ne mundëm të komunikojmë, dhe na duhet që sot të dëgjojmë politikanë që thonë se nuk mund të ulen në një tavolinë”, u shpreh ai.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme