Presidenti i Serbisë me kushtëzim të ri për dialogun, s’do bisedime me Platformën e Kosovës

Prishtinë | 09 Mar 2019 | 14:48 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, edhe sot ka drejtuar kritika dhe akuza ndaj Prishtinës, pas votitmit të Platformës për Dialogun e Brukselit.

Sipas tij dialogu nuk mund të vazhdojë bazuar në atë platformë siç pretendojnë në Prishtinë.

“Ne asnjëherë nuk i jemi shmangur dialogut, por nuk lejojmë të na trajtoni për budalla, këtë film nuk do ta shihni’, është shprehur kreu i shtetit serb., shkruan rts, trasnmeton Gazeta Express.

“Kot jeni nisur, nuk do ta shihni atë film “, ka thënë Vuçiq gjatë vizitës së tij në Smederëvë në kuadër të fushatës së tij.

Presidenti serb ka thënë se nuk mund të kthehet Serbia në dialog duke e pranuar një platformë të tillë ku duhet të pranojmë se Kosova është shtet i pavarur, të themelojmë një gjykatë të veçantë vetëm për serbët që kanë kryer krime lufte e që akuzohen se kanë përdhunuar gratë shqiptare dhe të formojmë një komision ku do të vlerësohet se sa duhet t’i kompensojmë Kosovës.

Ndër të tjera presidenti i Serbisë ka folur edhe për marrëveshjet e Brukselit, si dhe për vendimin që ka ndërmarrë Kosova në vitin e kaluar për taksë ndaj produkteve serbe.

Sipas tij këto gjëra po ndodhin si pasojë e mbështetjes së ndërkombëtarëve për Kosovën.

Deri tani kushti i vetëm i Serbisë për t’u kthyer në dialog ka qenë heqja e taksës ndaj produkteve serbe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme