Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka dekoruar Ekipin e Zjarrfikësve nga Suhareka

Prishtinë | 04 Dhj 2019 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, sot ka dekoruar me titullin: “Për merita të veçanta civile” ekipin e Zjarrfikësve nga Suhareka,   për heroizmin dhe solidaritetin vëllazëror të treguar gjatë intervenimit në tërmetin e fundit.

Në ceremoninë e ndarjes së kësaj dekorate ishte prezentë edhe Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj dhe kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj. Kryetari Muharremaj, me këtë rast ka shtuar se : “Ne jemi krenar  me profesionalizmin e zjarrfikësve nga  Komuna jonë.”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme