Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Kosovës Nait Hasani, i cili ka dorëzuar letrat kredenciale.
Me këtë rast Meta i shprehu mbështetje Hasanit, mbështetjen e plotë në kryerjen me sukses të misionit të tij në Tiranë.
Kreu i shtetit shqiptar vlerësoi procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit 2019, si tregues i maturisë politike, demokratike e institucionale të Kosovës.
Ai u shpreh se marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kosovës janë të shkëlqyera dhe vlerësoi se bashkëpunimi midis dy vendeve është stabilizues për rajonin dhe motivues për perspektivën euroatlantike.
“Liberalizimin i vizave për qytetarët e Kosovës është i domosdoshëm, dhe duhet të realizohet sa më parë”, – theksoi Presidenti Meta.