Presidenti i UEFA-s nesër vizitë në Tiranë

Prishtinë | 02 Shk 2022 | 14:55 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin do të mbërrijë ditën e enjte për një vizitë zyrtare në Tiranë.

FSHF njofton se kreu i qeverisë së futbollit evropian do të zhvillojë një takim në ora 15:00 me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe më pas do të pritet në takim nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ku do të diskutohet për problematikat e incidenteve të fundit lidhur me procesin zgjedhor të FSHF-së dhe gjithashtu në lidhje me organizimin e finales historike të UEFA Europa Conference League në stadiumin “Air Albania” më 25 maj, shkruan tvklan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme