Presidenti i Venezuelas kërkon nga çdo grua të lindë gjashtë fëmijë

Prishtinë | 04 Mar 2020 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Venesuelas, Nicolas Maduro, ka thirrur gratë e vendit të tij që të lindin nga gjashtë fëmijë.

Ai ka thënë se kjo duhet të bëhet “për të mirën e vendit”, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Gjatë një shfaqjeje në televizion për të promovuar planin për kujdesin shëndetësor për gratë, ai ka udhëzuar gratë “që të lindin, të lindin”.

Ky vend është duke u përballur me krizë ekonomike e cila ka rezultuar tkurrje të rezervave ushqimore dhe medicinave.

Nga 2013 deri më 2018, 13 përqind e fëmijëve venezuelas janë kequshqyer, thotë agjencia e OKB-së për fëmijët, Unicef.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme