Për Marash Kumbullën duket se do të flitet edhe më shumë gjatë merkatos së kësaj vere.
I kërkuar nga shumë klube, sidomos në Serinë, më afër 20-vjeçarit shqiptar sipas raportimeve që vijnë nga përtej Adriatikut, është Interi.
Pas largimit të mundshëm të uruguaianit Diego Godin (ka vendosur ta mbyllë përvojën te zikaltrit) fshihet blerje e Kumbullës, që sikurse zbulon presidenti i Veronës, Maurizio Setti, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, është kërkuar nga klube të rëndësishme më shumë se një vit më parë.
“Ne nuk kishim asnjë dyshim për cilësitë njerëzore dhe teknike të Marash Kumbullës. Ai ka mendjen e një njeriu të pjekur. Në janar të vitit 2019 ishin shumë klube pas tij, por ne kishim bindjen që mund të rritej më shumë.”
Vendimi i Settit për të mos e shitur në atë kohë ishte i duhuri.
Sot Kumbulla vlerësohet rreth 25 milionë euro, një shifër stratosferike për një klub me financa të kufizuara si Verona.