Të premten skadonte afati për dhënien e mandatit pasi presidenti Ivanov kërkoi që Zaev t’i dorëzojë garanci për ruajtjen e unitaritetit të shtetit.
Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot i dha mandatin për formimin e Qeverisë liderit të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM) Zoran Zaev, raporton Anadolu Agency (AA).
Të premten skadonte afati për dhënien e mandatit pasi presidenti Ivanov kërkoi që Zaev t’i dorëzojë garanci për ruajtjen e unitaritetit të shtetit.
Dhënia e mandatit vijon pasi presidenti Ivanov mori lajmërim nga kryeparlamentari Talat Xhaferi se është formuar shumica parlamentare.
Presidenti Gjorge Ivanov më herët refuzonte t’i jepte mandatin shumicës së re të kryesuar nga LSDM-ja dhe kërkonte garanci për ruajtjen e unitaritetit të shtetit dhe respektimin e kushtetutës.