Presidenti i Kosovës ndalon librat anti-semitike

Prishtinë | 30 Nën 2016 | 11:20 | Nga

Pas një ankese nga dy ekspertë të shquar të antisemitizmit, njëri prej të cilëve ishte ftuar në një konferencë mbi racizmin në Kosovë, Hashim Thaçi ka ndaluar shitjen dhe shpërndarjen e librave anti-semitike që ishin në dispozicion në rrugët e kryeqytetit.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi urdhëroi autoritetet të ndalojnë librat anti-semitike, pasi një izraelit i cili ishte në vizitë i bëri thirrje drejtpërdrejt atij pasi në mënyrë të hapur hasi në botime anti-semitike dhe naziste në bulevardin kryesore të kryeqytetit, Prishtinë.

Ido Daniel, një ekspert mbi luftën kundër antisemitizmit dhe racizmit, erdhi në Kosovë me ftesë të qeverisë dhe Organizatës Evropiane për Bashkëpunim për të marrë pjesë në një konferencë mbi luftën kundër racizmit dhe radikalizmit. Në konferencë morën pjesë ekspertë mbi terrorizmin nga e gjithë bota pasi që Kosova lufton kundër nxitjes dhe rekrutimin për organizata ekstremiste si ISIS.

Librat anti-semitike në shitje në Kosovë

Një ditë gjatë konferencës, Daniel ishte duke ecur në bulevardin kryesor të Prishtinës dhe vuri re se shumë stenda dhe librari po shisnin libra anti-semitike të përkthyera në gjuhën shqipe. Në mesin e veprave të shitura ishin tri versione të ndryshme të Mein Kampf.

“Sa njerëz i ishin ekspozuar këtij helm? Mijëra njerëz kalojnë andej çdo ditë. Rezulton se ekziston një industri e tërë e literaturës anti-semitike e përkthyer në gjuhën shqipe dhe gjuhë të tjera në rajon, si pjesë e një fushate të organizuar të nxitjes kundër hebrenjve në Ballkan”, tha Daniel.

Daniel iu drejtua Ministrisë për Siguri Publike të Kosovës, të cilët e ftuan atë në konferencë, dhe paraqiti një ankesë. Së bashku me Dr. Shimon Samuels të Simon Wiesenthal Center, të dy i shkruan një letër Presidentit të Kosovës për të hetuar çështjen.

Presidenti u përgjigj me një letër drejtuar Danielit dhe Dr. Samuelsit duke thënë: “Ne jemi të shqetësuar thellë nga përpjekjet e individëve për të futur ideologji radikale dhe kërcënuese në Kosovë. Kështu, ne me seriozitet jemi duke marrë informacione mbi aktivitetet e tilla”, ka shkruar Thaçi. “Pavarësisht, ky incident është i rrallë, dhe unë mund t’ju siguroj se kam drejtuar autoritetet të hetojnë menjëherë këtë incident dhe të ndërmarrin të gjithë hapat e nevojshëm për të parandaluar përhapjen e urrejtjes në një shkelje flagrante të kushtetutës”.

Duke u përgjigjur, Danieli tha: “Njerëzit në Kosovë sot janë pro-Izraelit, por kush e di se çfarë mund të ndodhë në dhjetë vitet e ardhshme? Unë vetëm mund të falënderoj Presidentin e Kosovës pasi ka vepruar me vendosmëri kundër shitësve”.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme