Presidenti kroat, Zoran Milanoviç është takuar me kreun e Kuvendit, Glauk Konjufca, raporton Ekonomia Online.
Takimi ndërmjet tyre vije pas presidenti kroat u prit me ceremoni shtetërore nga presidentja Vjosa Osmani dhe gjithashtu u takua me kreun e Kuvendit, Glauk Konjufca.
Pasdite, Milanoviç do ta vizitojë Janjevën për tu takuar me komunitetin kroat atje.
Në ditën e dytë të vizitës, presidenti kroat do të qëndrojë në kampin e KFOR-it ku do të pritet nga Komandati Ferenc Kajari.
Milanoviç do të takohet edhe me forcat e armatosura kroate që shërbejnë në kuadër të KFOR-it.