Presidenti maqedonas s’e dekreton ligjin për gjuhën shqipe

Shkup | 17 Jan 2018 | 18:28 | Nga

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, nuk e ka dekretuar ligjin e miratuar pak ditë më parë në Kuvendin e Maqedonisë për përdorimin e gjuhës shqipe.

Përmes një deklarate për mediet, Ivanov njoftoi se i ka dërguar një letër kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, në të cilën ka dhënë të gjitha arsyet përse nuk e ka nënshkruar këtë ligj.

Sipas presidentit maqedonas, me këtë ligj “vendoset një paralelizëm shumë i shtrenjtë në të gjitha organet shtetërore të vendit, që dërgon deri te bllokimi i tërësishëm i tyre, madje edhe mosfunksionim”.

Ligji për shqipen gjuhë zyrtare u miratua në Kuvendin maqedonas me 69 vota pro, votim në të cilin nuk morën pjesë deputetët e opozitës së kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja.

Tashmë ligji do të rikthehet për shqyrtim në Kuvend, e nëse miratohet sërish me shumicën e parlamentarëve, ai hyn automatikisht në fuqi.

Të ngjashme