Presidenti Pritet të Falë të Burgosur të Tjerë nga Dubrava

Prishtinë | 01 Mar 2018 | 15:03 | Nga

Rreth 450 të burgosur në burgun e Dubravës kanë aplikuar për tu falur nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, Kryetari i Komisionit për Shqyrtimin dhe Vlerësimit të Kërkesave për Falje, Hasan Shala.

Sipas tij brenda javës tjetër pritet të dilet me një listë me rekomandime të cilat do i dërgohen Presidentit.

”Në tërësi janë duke u shqyrtuar këto kërkesat e të burgosurve të Dubravës. Aty janë për shqyrtim afër 450 kërkesa. Javën tjetër mendoj që duhet të përfundohen të gjithë dhe dalim me rekomandime”, tha Shala.

Në ditën para shënimit të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Presidenti Thaçi kishte falur shtatë të burgosur nga të gjitha burgjet përpos atij të Dubravës

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme