Thaçi: Masakra e Dubravës ndër më mizoret

Prishtinë | 25 Maj 2020 | 13:31 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar sot Burgun e Dubravës për ta kujtuar të burgosurit shqiptarë të vrarë para 21 vjetësh në Burgut Dubravës nga shteti i Serbisë.

Kreu i shtetit tha se masakra në Burgun e Dubravës është ndër më mizoret, pasi që është kryer kundër të burgosurve të pambrojtur, gjë që është në kundërshtim me çdo konventë ndërkombëtare dhe çdo ligj ndërkombëtar.

Presidenti Thaçi ka thënë se Kosova nuk do të ndalet deri sa të vihet drejtësia për mbi 13 mijë viktima civile të vrara nga shteti serb, mbi 400 masakra të kryera dhe mbi 20 mijë gra të dhunuara nga aparati shtetëror serb.

“Serbia do të ballafaqohet me drejtësinë për gjenocidin që e ka kryer në Kosovë kundër popullatës civile, dhe për të gjithë këto masakra që iu kanë ndodhur qytetarëve të Kosovës”, përfundoi presidenti Thaçi.


Të ngjashme