Presidenti Thaçi dekoron Ruçin me medaljen “Urdhri i Lirisë”

Prishtinë | 06 Nën 2017 | 11:51 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Hashim Thaçi, ka deklaruar kreun e Kuvendit të Shqipërisë, Gazmend Ruçin me medaljen “Urdhri i Lirisë”.

Thaçi tha se kontributi i Ruçit është i madh për ndërtimin e shtetit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Duke vlerësuar rolin e pazëvendësueshëm të Shqipërisë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, për kontributin tuaj personal, unifikues dhe bashkues për gjithë spektrin politik në Shqipëri, në mbështetje të përpjekjeve të jashtëzakonshme në kohën e luftës, por edhe në përpjekjet e tranzicionit demokratik në Kosovë, të shpalljes së pavarësisë dhe gjithashtu edhe tash e di se Kosovën e keni një nga prioritetet kryesore kudo që shkoni si Kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ua ndaj medaljen Urdhri i Lirisë”.

Ruçi ka thënë se kjo është befasi për të pasi po bënë vizitën e tij të parë në Kosovë.

“Ju më nderuat dhe unë ju falënderoj shumë mund të deklaroj se këtu kam gjetur shumë mbështetje dhe kjo është dhuratat ime e parë dhe e marrë nga presidenti i Kosovës. Kontributi për pavarësinë e Kosovës është obligim i yni. Këtë dhuratë do e dërgoj tek bashkatdhetarët e tij në Shqipëri”, tha ai.

Medalja “Urdhri i Lirisë” u jepet personave që kanë dhënë kontribut të lartë për liri të Kosovës.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, ka ardhur në Kosovë në një vizitë dyditore me ftesë të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

 

Të ngjashme