Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka shkuar për ngushëllime tek familja e Latif Kryeziut, biznesmeni kosovar i cili vdiq ditë më parë.
Thaçi ka bërë të ditur se për kontributin e tij si biznismen, i ka ndarë Kryeziut pas vdekjes Urdhrin e Pavarësisë.
”Isha për ngushëllime në familjen Kryeziu për ta ndarë dhimbjen së bashku, pas vdekjes së biznesmenit Latif Kryeziu, mikut tim për më tepër se dy dekada. Për kontributin e tij në procesin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, pas vdekjes, për z. Kryeziu ndava Urdhrin e Pavarësisë. HTH”.