Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllimet e tij në emër të popullit të Kosovës me rastin e vdekjes së mikut të madh të shqiptarëve, senatorit amerikan John McCain.
Në një reagim të tij përmes llogarisë së tij në Twitter, Presidenti Thaçi e ka cilësuar hero senatorin amerikan, ndërsa ka shfaqur ndjenjë pikëllimi për humbjen e tij.
”I gjithë populli i Kosovës dhe unë, u jemi bashkuar dhimbjes së familjes e miqve me rastin e ndarjes nga jeta të senatorit amerikan, John McCain. Një nga udhëtimet e tij jashtë vendit ishte ai i vitit 2017 në Kosovë, kur unë i dhashë atij urdhrin më të lartë të meritës. Ai ishte një ndër heronjtë e fundit të vërtetë të kohës sonë”.
People of #Kosovo & myself join the family, friends of @SenJohnMcCain, as well as entire American nation, in mourning his passing. One of his last foreign trips was in 2017 in #Kosovo, when I bestowed him our highest order of merit. He was one of the last true heroes of our era. pic.twitter.com/S3tCWBo9gB
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) August 26, 2018