Presidenti, Hashim Thaçi ka kujtuar dëshmorin Xhemajl Fetahaj në 19 vjetorin e rënies së tij.
Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Fetahaj deri në rënien heroike para 19 vjetësh në Koshare, jetën ia kushtoi çlirimit, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
“Xhemajl Fetahaj ishte një veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare dhe një epror i paepur i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me vullnet të pathyer dhe besim të palëkundshëm, deri në rënien heroike para 19 vjetësh në Koshare, jetën ia kushtoi çlirimit, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, shkruan Thaçi.