Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, po merr pjesë në ceremonitë shtetërore të kurorëzimit të Perandorit Naruhito, transmeton Ekonomia Online.
Perandori Naruhito, në një ceremoni të vjetër me traditë 1000 vjeçare, ku kanë marrë pjesë përfaqësuesit më të lartë të 180 vendeve të botës, ka promovuar marrjen e fronit perandorak që e ka trashëguar në prill të këtij viti, pas abdikimit të atit të tij, Perandorit AKihito.
Ndërsa, në mbrëmje, presidenti Thaçi do të marrë pjesë edhe në ceremoninë zyrtare në Pallatin e Perandorit.