Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e deritashëm austriak në Kosovë, Gernot Pfandler.
Presidenti Thaçi u shpreh mirënjohës për kontributin e ambasadorit Pfandler në thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyera bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, si dhe për përkrahjen e pandalshme austriake në skenën ndërkombëtare.
“Keni kontribuar që marrëdhëniet bilaterale të ngritën në nivel edhe më të lartë të bashkëpunimit”, u shpreh presidenti Thaçi.
Në anën tjetër, ambasadori austriak Gernot Pfandler theksoi se ka qenë kënaqësi të punojë në intensifikimin e bashkëpunimit.
“Do të vazhdoj t’i përcjelli zhvillimet në Kosovë. Kosova është storie e papërfunduar për mua”, u shpreh ai.
Presidenti Thaçi shtoi se Kosova është në rrugë të drejtë dhe përkrahja e Austrisë për proceset integruese mbetet shumë e rëndësishme.