Presidenti Thaçi s’komenton shkarkimin e drejtorit të AKI-së

Prishtinë | 04 Pri 2018 | 11:20 | Nga Valbona Bytyqi

Presidenti Hashim Thaçi pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar kundër Korrupsionit nuk ka dashur të komentojë lidhur me vendimin e kryeministrit Haradinaj për shkarkimit të drejtorit të AKI-së, Driton Gashi.

Kryeministri, sot gjatë ditës ka thënë se për shkarkimin e Gashit është kryer gjysma e punës. Sipas tij, tani i mbetet presidentit Thaçi të jap aprovimin e tij për shkarkim, raporton Ekonomia Online.

Driton Gashi ishte ftuar sot për të raportuar para Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së rreth arrestimit dhe depërtimit të gjashtë shtetasve turq për në Turqi.

Gashi nuk erdhi në komision me arsyetimin se po pret përfundimin e raportit të inspektoratit të AKI-së lidhur me këtë çështje, raport i cili është duke u punuar me kërkesë të kryeministrit Haradinaj.

LEXONI EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/haradinaj-shkarkimi-i-gashit-ne-duar-te-thacit-jemi-te-gatshem-per-zgjedhje/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme