Presidenti, Hashim Thaçi, do të mbledh në një takim në zyrat e tij kryeministrin Ramush Haradinaj, kryekuvendarin Kadri Veseli si dhe kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Takimi që mbahet në orën 12:00 është inicuar nga kryekuvendari Kadri Veseli.
Në takim do të diskutohet për platformën e dialogut.
Ekipi negociator i Kosovës pritet që nesër ta prezantojë në Kuvendin e Kosovës platformën për dialogun me Serbinë.