Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka bërë thirrje tek qytetarët e Kosovës, që të mbahen zgjedhje të lira demokratike e të organizuara mirë.
Nëpërmjet një video-mesazhi për zgjedhjet e 11 qershorit, Presidenti Thaçi u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse që të ketë zero tolerancë për çfarëdo shkelje të këtij procesi.
Presidenti Thaçi madje pati dhe një mesazh të veçantë për ata të cilët votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 11 qershorit, ata i quajti ”Gjeneratë të lirisë”.
“Pas nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit, si president i vendit ju ftoj që, të gjithë së bashku, ta konfirmojmë përsëri traditën e ndërtuar që të kemi zgjedhje të lira e demokratike dhe të forcojmë e të konsolidojmë edhe më tutje demokracinë tonë”, ka thënë Thaçi.