Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i paralajmëroi vendet perëndimore kundër heqjes së sanksioneve ndaj Moskës për shkak të aneksimit të Krimesë dhe mbështetjes ndaj separatistëve prorusë.
“Sanksionet janë një armë diplomatike e fuqishme dhe e efektshme. Nuk lodhem duke u përsëritur partnerëve tanë perëndimorë, që na ndimojnë, por që ndonjëherë mendojnë të heqin saksionet. Ju po humbisni pará? Ne po humbasim njerëz!”, u shpreh Zelensky duke iu referuar mijëra viktimave të luftës në lindje të Ukrainës, transmeton atsh raportimet.
“Sanksionet janë një taksë për ruajtjen e paqes. Meqë ajo nuk ekziston ende, sanksionet duhet të mbeten”, vazhdoi ai.
Marrëdhëniet mes Kievit dhe Moskës janë në një krizë të pashembullt, që pas aneksimit nga ana e Rusisë të gadishullit ukrainas të Krimesë, në vitin 2014, ndjekur nga shpërthimi i një lufte me separatistët prorusë në lindje të Ukrainës, që ka shkaktuar deri tani rreth 13 000 të vdekur.