Presidenti i Venezuelës i shpëton atentatit, eksplodim i fuqishëm para tij

Prishtinë | 05 Gus 2018 | 09:03 | Nga

Presidenti i Venezuelas, Nicolas Maduro, ka thënë se i ka shpëtuar një tentimi për vrasje me anë të një droni që barte eksploziv. Maduro ishte duke folur në një ngjarje ushtarake në Caracas kur u krye sulmi i pretenduar ndaj tij, shkruan BBC.

Pamjet kanë treguar se si gjatë fjalimit ai ka shikuar papritur lart – i trembur – dhe ushtarë që po iknin.

Maduro ka fajësuar Kolumbinë për sulmin, diçka e mohuar nga Bogota duke quajtur akuzat si të pabaza.

Shtatë ushtarë kanë mbetur të lënduar dhe disa veta ishin arrestuar më vonë, kanë njoftuar autoritetet e Venezuelas.

Dy dronë të ngarkuar me eksploziv u afruan aty ku presidenti po qëndronte, ka thënë ministri i Komunikimit, Jorge Rodriguez.

Vet Maduro më vonë ka thënë: “Një objekt fluturues plasi afër meje, një eksplodim i fuqishëm. Disa sekonda më pa ndodhi edhe shpërthimi i dytë”.

Në videon e mëposhtme mund të shihni se si truprojat reaguan për të mbrojtur presidentin gjatë sulmit:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme