Presidenti Robert Mugabe është duke u përgatitur që të jap dorëheqje, kjo pas disa orëve pasi ushtria e Zimbabwe ka marrë kontrollin.
Në disa postime të partisë udhëheqëse në këtë vend është thënë që do të ketë një “trancizion pa u derdhur gjak”.
Ushtria në Zimbabwe ka marrë kontrollin e Televizionit Shtetëror, duke thënë që është duke iu qasur personave të afërt me presidentin Robert Mugabe, i cili po shkakton “vuajtje ekonomike dhe sociale”.
Në një deklaratë e të cilën e lexoi gjenerali i ushtrisë mohoi që ky është një tentim për grusht shtet përderisa ka thënë që presidenti është i sigurt, pa e treguar lokacionin.
Ndërkohë të shtëna dhe shpërthime të mëdha janë dëgjuar në pjesët veriore të kryeqytetit Harare orët e para të së mërkurës.
Ky veprim ushtarak vjen pasi presidenti Mugabe e ka shkarkuar zëvendësin e tij Emmerson Mnangagwa, në mënyrë që të trasoj rrugën që zonja e parë Grace Mugabe të marrë postin e tij.