Presidenti i Zvicrës, Alain Berset, do të vizitojë Kosovën në muajin qershor. Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në faqen e tij në Facebook.
Thaçi ka shkruar se e ka takuar homologun e tij gjatë udhëtimit nga Seuli drejt Munichut.
“Fluturimin nga Seuli në Munih e bëra së bashku me presidentin e Zvicrës, z.Alain Berset, dhe kryeministrin e Holandës, z. Mark Rutte”.
“Presidenti i Zvicrës, z.Alain Berset, ma konfirmoi vizitën e tij zyrtare në Kosovë gjatë muajit qershor. Kosova është e bekuar që ka miq të tillë anë e mbanë botës”, ka shkruar Thaçi, i cili ka postuar dhe një foto me Bersetin.
LEXO EDHE:
http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/pahor-vjen-ne-kosove-pas-shume-kohesh-nje-vizite-e-nivelit-te-larte/