Lajmi.net ka siguruar ftesën e Bashkimit Evropian dhe Bullgarisë si kryesuese, për pjesëmarrje në këtë samit për presidentin Thaçi, e cila mban datën e 23 marsit 2018.
Kjo ftesë shihet se është nënshkruar nga presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, nga presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker dhe nga kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov.
Bullgaria, e cila aktualisht mban Presidencën e Këshillit të BE-së, do të presë në muajin maj udhëheqësit e 27 vendeve të BE-së dhe të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në mesin e shteteve të BE-së, Republikën e Kosovës nuk e njohin ende pesë shtetet anëtare, Spanja, Greqia, Qiproja, Sllovakia dhe Rumania. Arsyeja kryesore pse këto shtete nuk e njohin Kosovën është frika që kanë nga separatizmi në territorin e tyre. Megjithatë, përveç Spanjës, shtetet e tjera anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën, e përkrahin perspektivën evropiane të Kosovës dhe anëtarësimin e pjesëmarrjen në organizata dhe forume ndërkombëtare.