Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, nesër do të jetë në Kosovë për një vizitë zyrtare.
Ai do të pritet nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ceremonitë më të larta shtetërore.
Ceremonia do të fillojë nga ora 10:00, në sheshin “Ibrahim Rugova” të kryeqytetit.
Presidenca ka njoftuar se pas ceremonisë së pritjes, presidentja Osmani do të zhvillojë një takim me homologun e saj kroat dhe pas takimit do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.