Presidentja Osmani bisedë me zyrtarin amerikan: Aleanca e fortë me SHBA-në gjithmonë në dobi të popullit tonë

Prishtinë | 17 Sht 2025 | 19:05 | Nga Ekonomia Online

Presidentja Vjosa Osmani zhvilloi bisedë telefonike me zyrtarin e lartë të Byrosë së Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Brandon Hanrahan.

Presidentja Osmani tha se aleanca e fortë me SHBA-në ka qenë gjithmonë në dobi të popullit tonë.

“Sot pata një bisedë telefonike me zyrtarin e lartë të Byrosë së Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Brandon Hanrahan, gjatë së cilës u fokusova në rëndësinë e ruajtjes së aleancës sonë të fortë dhe sigurimin e një koordinimi të ngushtë me partnerin tonë kryesor.

Aleanca e fortë me SHBA-në ka qenë gjithmonë në dobi të popullit tonë, sigurisë kombëtare, stabilitetit rajonal dhe integrimit euroatlantik.

Si Presidente e vendit tim, do të angazhohem me administratën e Presidentit
për të ruajtur dhe mbrojtur aleancën tonë të bazuar në besim dhe bashkëpunim të ndërsjellë”, shkroi në X, presidentja Osmani.

Të ngjashme