Presidentja Osmani: Krenaria është e pafund për këta djem që vazhdojnë ta nderojnë Republikën tonë

Prishtinë | 19 Nën 2025 | 10:10 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani derisa ka publikuar fotografi nga stadiumi “Fadil Vokrri”, aty ku mbrëmë u zhvillua ndeshja e Kombëtares së Kosovës me Zvicrën e ku përfundoi me rezultatin 1:1, thotë se ata janë krenaria e pafund që po vazhdojnë ta nderojnë Republikën e Kosovës.

“Krenaria është e pafund për këta djem që vazhdojnë ta nderojnë Republikën tonë.  Përgjithmonë dhe në çdo sfidë, #MeKosovën!”, ka shkruar Osmani.

Të ngjashme