Presidentja Osmani ndan Dekorata Presidenciale në 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Prishtinë | 18 Shk 2025 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të ceremonive për nder të 17-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani do të zhvillojë sot një ceremoni në orën 12:00, raporton Ekonomia Online.

Gjatë këtij eventi, ajo do të ndajë Dekorata Presidenciale për personalitete të shquara vendore dhe ndërkombëtare që kanë kontribuar në forcimin dhe avancimin e Kosovës.

Ceremonia do të mbahet në Sallën e Filarmonisë, e cila ndodhet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Të ngjashme