Presidentja Osmani nuk merr pjesë në protestën në Tiranë

Prishtinë | 17 Tet 2025 | 12:46 | Nga Ekonomia Online

Ekonomia Online mëson se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në Shqipëri për çështje personale dhe jo që do të marrë pjesë në protestën që do të kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

“Presidentja është në Shqipëri për çështje private dhe ka rastisur që protesta të jetë sot. Pra, presidentja nuk merr pjesë në protestë”, thotë burimi për Ekonomia Online.

Mediat në Shqipëri gjatë ditës raportuan se Osmani ka kaluar kufirin dhe do të marrë pjesë në protestë.

Të ngjashme