Presidentja Osmani: Pavarësia e Kosovës u fitua me gjak, e u ndërtua nga ata që u luftuan por asnjëherë nuk u nënshtruan

Prishtinë | 17 Shk 2026 | 10:55 | Nga Gzim Mujaj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj në seancën solemne me rastin e 18-vjetorit të pavarësisë së Kosovës ka thënë se pavarësia u fitua me mund e gjak, e u ndërtua nga ata që u persekutuan u luftuan por që kurrë nuk u nënshtruan, raporton Ekonomia Online.

“18 vjet më parë Kosova u ngrit nga vuajtja në dinjitet e nga rezistenca në shtetësi, duke dëshmuar kështu se liria e fituar me sakrificë është e përjetshme. 18 vjet më parë Kosova u shpall shtet i lirë, i pavarur dhe sovran, duke i dhënë fund një udhëtimi të gjatë dhe të dhimbshëm, por edhe duke hapur një kapitull të ri të historisë sonë kombëtare. Pavarësia e Kosovës u fitua me mund, gjak, sakrificë dhe me durim shekullor. Ajo u ndërtua nga ata që u persekutuan, u burgosën, u dëbuan, u luftuan, por asnjëherë nuk u nënshtruan”, tha Osmani.

Të ngjashme